Lajmet e fundit
Komisioni ad-hoc përzgjodhi tre anëtarët e mbetur të Bordit të RTK-së
, 09.10.2009
Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka përzgjedhur sot tre anëtarët e mbetur të këtij bordi, siç kishte kërkuar Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e saj të fundit.
Anëtarët e Komisionit është dashur të votojnë sot tri herë për të përzgjedhur tre anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së. Anëtarë të këtij bordi sot janë përzgjedhur: Shemsi Syla, Avni Abazi dhe Shukrie Gashi. Gjashtë anëtarët e tjerë : Aleksandar Janiçeveç, Ali Podrimja, Arif Bozaxhi, Lindita Tahiri, Naime Beqiraj dhe Rrahman Paçarizi janë përzgjedhur në mbledhjen e shkuar (më 5 tetor) të Komisioni ad-hoc.
Kryetari i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të Bordit të RTK-së, zv.kryeministri, Hajredin Kuçi, i ka falënderuar anëtarët e komisionit për angazhimin dhe i ka njoftuar ata se lista prej nëntë anëtarësh të përzgjedhur do të nxirret për miratim në seancën e 12 tetorit