Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë së Bashkimit të Madh të Turqisë, Yalçın Topçu

, 12.10.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarin e Partisë së Bashkimit të Madh të Turqisë, z. Yalçın Topçu. Kryetari Krasniqi e informoi mysafirin nga Turqia me të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë, dhe njëherësh shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe thellim te marrëdhënieve mes dy vendeve. Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi z. Topçu për angazhimet e tij dhe të shtetit turk në procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, sidomos nga ana e shteteve arabe.

Z. Topçu nga ana e tij falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe thellim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai tha se do të vërë në funksion të gjithë potencialin e tij për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve të reja.
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë së Bashkimit të Madh të Turqisë, Yalçın Topçu