Lajmet e fundit
Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës marrin pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
, 12.10.2009
Anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës për katër ditë do të marrin pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që mbahet në Lviv, Ukrainë nga 13-15 tetor 2009. Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit Z. Xhavit Haliti, si dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës z. Naim Maloku dhe z. Slobodan Petroviç,. Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë nterparlamentare dhe të ftuar të tjerë.
Gjatë këtyre ditëve të sesionit delegacioni nga Kosova merr pjesë në punimet Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë dhe në Komisionin Politik. Debati gjatë këtyre dy ditëve është fokusuar mbi çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit në të gjithë botën, si “Ukraina dhe çështjet e Sigurisë Rajonale”.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të shfrytëzojë mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njoftuar delegacionet e ndryshme për hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht, për zbatimin e Planit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit, të presidentit Ahtisaari