Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Bundestagut Gjerman, i kryesuar nga z. Helmut Lamp
, 13.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion nga Parlamenti i Gjermanisë, i kryesuar nga z. Helmut Lamp. Delegacioni shoqërohej edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, z. Hans-Dieter Steinbach. Kryeparlamentari Krasniqi, në prononcimin para mediave , theksoi se në këtë takim ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Bundestagu Gjerman dhe përgjithësisht shteti gjerman i ka dhënë e vazhdon t’ i japë Kosovës në fushën e legjislacionit, si dhe në mbarë proceset politike e ekonomike. Ai përmendi edhe faktin që Bundestagu Gjerman ka dhënë një kontribut edhe në kuadër të Konzorciumit të katër shteteve evropiane, të cilat ndihmuan për disa vjet Parlamentin e Kosovës. Në këtë takim u fol edhe për praktikën që do të organizohet për 120 parlamentarë të rinj nga ana e Bundestagut Gjerman, në kuadër të të cilëve do të jenë edhe dy parlamentar të rinj nga Kosova.
Në vijim të takimit kreu i legjislativit të vendit theksoi se një delegacion i Kuvendit të Kosovës pritet të vizitojë Bundestagun Gjerman. Me këtë rast do të bëhen vizita edhe në lande ku banojnë komunitete të ndryshme, për të parë nga afër praktikat gjermane në këtë segment. “Ne, kemi nevojë për vizita në shtete me demokraci të zhvilluara, ndërsa Gjermania është një nga shembujt më të mirë të ndërtimit dhe të funksionimit të demokracisë në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Z. Helmut Lamp theksoi se që nga viti 1990 Gjermania me vëmendje ka ndjekur zhvillimet në Kosovë. Ndërkohë, në botë kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Ndryshime po ndodhin edhe në Kosovë , të cilat bëhen në kuadrin e gjerë të transformimeve në Evropë. Edhe z. Lamp u angazhuam për një bashkëpunim të shumanshëm ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ndërsa për përshtypjet nga Kosova ai premtoi se do të njoftojë Parlamentin Gjerman, si dhe kryeministrin nga landi i tij. Ndërkaq, duke folur për organizimin e praktikës, e cila do të mbahet në Bundestagun Gjerman, e ku do të marrin pjesë parlamentarë nga 28 shtete të botës, theksoi se kjo do të jetë një mundësi e mirë për thellim të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve , por edhe për prosperitet të pjesëmarrësve të rinj që do të ndjekin këtë praktikë.