Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 13.10.2009
Kuvendit i Republikës së Kosovës në vazhdim të seancës së djeshme, ka shqyrtuar sot Raportin për monitorimin e Ligjit për mbeturinat, të cilin, në emër të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor e ka prezantuar deputeti Berat Luzha. Ai ka theksuar punën e madhe dhe me përkushtim të bërë nga anëtarët e Komisionit në terren për të verifikuar gjendjen, për të parë nivelim e zbatimit të Ligjit për mbeturina dhe propozuar rekomandime në funksion të përmirësimit të gjendjes. Luzha ka pohuar se Komisioni ka konstatuar ndotje enorme të tokës, ujit dhe ajrit në një serë vendbanimesh të Kosovës, duke ngritur shqetësimin për këtë gjendje që e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.
Deputetët e shumtë, pjesëmarrës në debat për këtë çështje, duke u pajtuar me gjendjen aspak të mirë të ambientit tonë jetësor për shkak të hedhjes pa kritere të mbeturinave të rrezikshme ndotëse, kanë kërkuar të ndërmerren masa menjëhershme për mbrojtjen e ambientit tonë jetësor. Ata në fund me shumicë votash e kanë miratuar raportin me rekomandime të Komisionit për Bujqësi.
Po në këtë seancë Kuvendi ka zgjedhur Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Listën prej nëntë kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni ad- hoc për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së e ka prezantuar kryetari i këtij komisioni, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili folur për procedurat e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve nga një listë prej 20 emrash të propozuar nga Komisioni ad-hoc i Komisionit të Pavarur të Medieve.
Anëtarë të këtij bordi janë zgjedhur: Ali Podrimja, Arif Bozaxhi, Aleksandar Janiçeveç, Avni Abazi, Lindita Tahiri, Naime Beqiraj, Rrahman Paçarizi, Shemsi Syla dhe Shukrie Gashi.
Kryeparlamentari Krasniqi, i cili e ka udhëhequr seancën, i ka njoftuar deputetët me vendimin e Grupit Parlamentar të AKR-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.