Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ka pritur ekipin vlerësues për procesin parazgjedhor në Kosovë
, 14.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot ekipin vlerësues për procesin parazgjedhor në Kosovë, i cili ka për qëllim t’i identifikojë sfidat dhe të demonstrojë rëndësinë e zgjedhjeve demokratike, i cili përbëhej nga znj. Karen English, ish-kongresiste, z. Matheë Frumin, këshilltar i lartë në NDI, si dhe z. Carlo Binda, drejtor i NDI-së për Kosovën. Në këtë takim është folur rreth procesit të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Kosova tashmë ka krijuar një traditë demokratike të zgjedhjeve, ndërkaq, institucionet e vendit kanë obligim për organizim sa më të mirë të tyre.
Pas takimit, me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore, kryetari i Kuvendit të Kosovës bëri një deklaratë për opinion. Ai tha se dëshiron që partitë politike dhe qytetarët e Kosovës të zhvillojnë një fushatë të qetë zgjedhore. Krasniqi porositi partitë politike që të bëjnë ofertat e tyre pozitive për qytetarët e Kosovës, dhe të ketë sa më pak negativitet në fushatë. Ai kërkoi që personat që do ta kenë përgjegjësinë për ta kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës, të përqendrohen në ofertat e tyre. “Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë. Për herë të parë, në vitin e dytë të pavarësisë, qytetarët e Kosovës dalin në zgjedhje të lira për t’i zgjedhur njerëzit që duan t’i përfaqësojnë në institucionet lokale. Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj dhe Kushtetutë, për të dalë në zgjedhje dhe për t’i zgjedhur subjektet politike dhe individët që do të udhëheqin në një mandat katërvjeçar komunat e Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Ai tha se kjo duhet të jetë një lloj feste për të gjithë qytetarët e Kosovës, subjektet politike dhe individët që e kanë fatin për të marrë përgjegjësi nga qytetarët. “Unë si kryetar i Parlamentit, dëshiroj që në ditën e votimit, në kutitë e votimit të jetë vullneti i qytetarëve të Kosovës për individët dhe subjektet politike”, tha Krasniqi.