Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 15.10.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesonte, Bojan Stojanoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan katër Projktligje, si vijon: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-33 për parandalimin e konfliktit të interesit në kryerjen e funksioneve publike me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Shqyrtimi i Projektligjit për masat e antidadampingut me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Tregti, Industri, Energjetik dhe Telekomunikacion me amandamente, Shqyrtmin e Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar nr.03/L-146 me raportin e komisionit funksional-Komisionit për Buxhet dhe Financa me amandamente si dhe Shqyrtimin e Projktligjit për ndarjen e dekoratave nga Kryetari i Republikës së Kosovës, me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion me amandamente.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështetën procesuimin e mëtejmë të dy Projkligjeve siq janë Shqyrtimi i Projktligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-33 për parandalimin e konfliktit të interesit për kryerjen e funksionit publik me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Shqyrtimi i Projektligjit për masat e antidampingut me raportin e komisionit funksional- Komisionit për Tregti,Industri, Energjetik dhe Telekomunikacion me amandamente. Ndërsa projektligjet ShqyrtimiProjektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar nr.03/L-146 me raportin e komisionit funksional-Komisionit për Buxhet dhe Financa me amandamente si dhe Shqyrtimin e Projktligjit për ndarjen e dekoratave nga Kryetari i Republikës së Kosovës, me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion me amandamente, nuk ka kaluar, dhe është vendosur që të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim