Lajmet e fundit
Debati publik lidhur me Projektligjin për miniera dhe minerale
, 14.10.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilin e kryesoi zonja Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, mbajti sot një debat publik lidhur me Projektligjin për miniera dhe minerale.
Në debat, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për energjetikë dhe miniera (si sponsor të Projektligjit), Ministrisë për mjedis dhe planifikim hapësinor, Komisionit të pavarur për miniera, si dhe përfaqësuesit e ICO, kombinatit “Trepça”, KEK-ut, INKOS-it, USAID-it, NDI dhe KDI.
Gjatë diskutimit gati të gjithë të pranishmit në debat u pajtuan se Kosovës i nevojitet një ligj i tillë, që rregullon marrëdhëniet ligjore dhe marrëdhëniet e tjera funksionale në këtë fushë. Në vazhdim pjesëmarrësit u pajtuan se me Ligjin për miniera dhe minerale duhet të definohet qartë se pasuritë natyrore që ka Kosova, janë pasuri të shtetit dhe ato munden përmes koncesionit apo ndonjë mënyrë tjetër të jepen në shfrytëzim dhe përdorim për një kohë të caktuar dhe s’ka mundësi tjetër.
Në vazhdim të këtij debati, përveç tjerash, u tha se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta hartojë një strategji të qartë për pasuritë natyrore të Kosovës dhe në këtë kuadër të ketë edhe vizion të qartë lidhur me strategjinë për mineralet që ka Kosova. Qeveria e Kosovës duhet ta definojë qartë me Ligjin për miniera dhe minerale, me akte të tjera përcjellëse ligjore dhe dispozitat e kësaj fushe, veçanërisht dhënien e licencave për hulumtimin, zhvillimin e kapaciteteve ekzistuese, shfrytëzimin dhe eksploatimin e këtyre pasurive natyrore. Njëkohësisht u tha se ligji duhet ta përmbajë edhe pjesën ku do të definohen edhe pasuritë e ujërave natyrale dhe minerale, si dhe hulumtimin e gazit dhe naftës në territorin e Kosovës.
Në fund të debatit përkitazi me projektligjin u mor vendim që pjesëmarrësit t’i dorëzojnë propozimet dhe sugjerimet e veta me shkrim, me qëllim të përmirësimit të këtij Ligji.