Lajmet e fundit
Përkeqësimi i motit shtyn takimin e kryekuvendarëve Krasniqi-Neugebauer
, 16.10.2009
Përkitazi me takimin e parashikuar për ditën e sotme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, z.Fritz Neugebauer, ju njoftojmë me sa vijon: Kabineti i kryetarit të Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Z. Fritz Neugebauer, nëpërmjet Ambasadës së Austrisë në Prishtinë, njoftoi sot në mëngjes Kabinetin e kryekuvendarit Krasniqi se për shkak të pengesave tekinke dhe përkeqësimit të motit, takimi i paralajmëruar nuk do të mund të realizohet.