Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 16.10.2009




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga z. Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, temë diskutimi ishte shqyrtimi i propozim amendamenteve në Projektligjin kundër korrupsionit, si dhe shqyrtimi i propozim amendamenteve në Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë politik.

Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, në vijim kanë miratuar Projektligjin për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Komisioni pas shqyrtimit të bazës juridike të projektligjit ka rekomanduar që ky projektligj të procedohet për shqyrtim të mëtutjemë në Kuvend.

Po ashtu, ky komision ka bërë shqyrtimin e propozim amendamenteve në Projektligjin kundër korrupsionit. Pas diskutimeve të shumta nga ana e anëtarëve të komisionit, anëtarët e komisionit u dakorduan rreth disa modifikimeve në amandamentin 14, 16, 17 dhe 18. Pas disa riformulimeve dhe evitimit të disa gabimeve teknike në këto amendamente, komisioni përfundoi shqyrtimin e projektligjit antikorrupsion, i cili u vlerësua se do të ketë efekt të lartë në praktikë. Edhe ky projektligj u procedua për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi