Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 20.10.2009
Seanca e fundit në këtë muaj e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më 29 tetor dhe do të merret kryesisht me miratimin e projektligjeve. Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.
Në këtë seancë do të shqyrtohen për herë të parë gjashtë projektligje: Projektligji për Shërbimin Civil, ai për Pagat e shërbyesve civil, Projektligji për Mërgatën e Kosovës, ai për Financimin e subjekteve politike, Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Projektligji për shërbimet postare. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit penal për të mitur.
Meqë Kryesia e ka mbështetur Rekomandimin e kryetares së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me korrigjimin e referencave në Ligjin për gazin natyror (të miratuar në Kuvend më 30 shtator 2009), ka gjasa që ky ligj të shtrohet në Kuvend sipas procedurës për lexim të tretë.
Në mbledhje është tumirë kërkesa e deputetit Arsim Rexhepi (e mbështetur nga deputetë të tjerë), për formimin e Komisionit hetimor për gjendjen në Radiotelevizionin e Kosovës, prandaj çështja do të procedohet në seancën plenare.
Në fillim të seancës, ndërkaq, si rëndom, Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.