Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Ambientit dhe Planifikim Hapësinor
, 20.10.2009
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Ambientit dhe Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Lulzim Zeneli, kryetar, sot mbajti mbledhje, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte informata e ministrit të Ministrisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, në lidhje me projektin e termocentralit “ Kosova e Re”.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, në krye me ministrin Mahir Yagcilar, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të KDI-së.
Duke folur për projektin e termocentralit “Kosova e Re” ministri Yagcilar theksoi se ky projekt ende nuk është përfundimtar dhe se do të diskutohet në Grupin Ndërministror të Punës. Përndryshe, sa i përket këtij projekti, Ministria e ka hartuar planin e vet strategjik për mbrojtjen e ambientit, që do të thotë çfarë ndikimi do të ketë ky projekt në ambient në përgjithësi. Në këtë plan strategjik janë inkorporuar parametrat dhe standardet e mbrojtjes së mjedisit që aplikohen në vendet e EU- së dhe që janë në harmoni me normat ndërkombëtare, para se gjithash në harmoni me Marrëveshjen e Kyotos për ruajtjen e mjedisit. Në vazhdim ministri Yagcilar theksoi se ende nuk është caktuar përfundimisht lokacioni për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”. Kjo ministri është e mendimit se ndërtimi i termocentralit me kapacitet mbi 500 megavatë do të ndikonte në mënyrë drastike në ndotjen e ambientit në afërsi të termocentralit të ardhshëm, por edhe në ndotjen e hapësirës së gjerë. Në fund ministri Yagcilar theksoi se kjo ministri do të insistojë që ky termocentral të ndërtohet sipas teknologjisë më të re dhe se kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit, si në vendin ku do të ndërtohet termo centrali, ashtu edhe në hapësirën e banuar përreth.
Në këtë mbledhje morën pjesë në diskutim shumica e anëtarëve të këtij komisioni dhe u pajtuan se Kosova ka nevojë të pashmangshme për ndërtimin e një termocentrali, i cili duhet të ndërtohet sipas teknologjisë më të re, por edhe ruajtjes së mjedisit në përgjithësi duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë.