Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Finlandës, Tarja Laitiainen
, 21.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur në një takim njohës ambasadoren e Finlandës me seli në Sofje, znj. Tarja Laitiainen, e cila po sot i kishte sjellë letrat kredenciale presidentit të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi duke e uruar për detyrën e re të saj në Kosovë, e ka falënderuar Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucioneve të dy vendeve mike, e sidomos ndërmjet dy parlamenteve.
“Nëpërmjet jush e falënderoj kryetarin e Parlamentit Finlandez, z. Sauli Ninisto, për pritjen e ngrohtë që më rezervoi mua dhe delegacionit parlamentar që kryesoja”, ka theksuar Krasniqi, duke e vlerësuar tepër të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Ai e ka theksuar kontributin e ish presidentit Ahtisaari për nxitjen dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Krasniqi ka folur edhe për kontributin e trupave finlandeze në kuadër të KFOR-it për paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, ndërkaq, ka vlerësuar lartë mbështetjen e Finlandës për ngritjen e nivelit të arsimit në Kosovë.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovës, Tarja Laitiainen, e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për pritjen e sotme dhe për vizitën e tij kohë më parë në Helsinki. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në afrimin edhe më të madh të dy vendeve. Ditën e sotme, ndërkaq, e ka quajtur ditë të veçantë për te, sepse vjen për herë të parë në Kosovë. Mes të tjerash ajo u interesua edhe për procesin e zgjedhjeve të sivjetme lokale në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka pohuar se zgjedhjet e sivjetme lokale do të mbahen edhe në disa komunale të reja, të krijuara në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të ish-presidentit Ahtisaari, megjithëse Beogradi zyrtar vazhdon t’i nxisë do qytetarët serbë të Kosovës për mos marrë pjesë në këto zgjedhje.