Lajmet e fundit
Diskutim publik lidhur me Projektligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin nr. 02/L-36
, 21.10.2009
Edhe pse, qysh në vitin 2005, nga ana e Kuvendit të Kosovës është miratuar Ligji për duhanin, i njëjti, në praktikë, pothuajse nuk është zbatuar në tërësi. Kështu që, për shkak të këtyre rrethanave, Qeveria e Kosovës, në fillim të këtij viti ka nxjerrë Vendim që në këtë ligj të bëhen disa ndryshime dhe plotësime, në mënyrë që i njëjti, në tërësi, të zbatohet, në praktikë, në mënyrën më të rregullt. Prandaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 qershor 2009 ka miratuar në parim këto ndryshime dhe plotësime që kanë të bëjnë me ligjin e përmendur. Me këto konstatime i filloi punimet edhe diskutimi i sotëm publik lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, të cilin e kishte organizuar Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të ciline kryesoi z. Sadik Idrizi, kryetarë i këtij Komisioni. Përndryshe, krahas anëtarëve të Komisionit të përmendur, në këtë diskutim publik morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria për Shëndetësi, Ministria për Ambient dhe Planifikim Hapësinor, Ministria për Ekonomi dhe Industri, Ministria për Punën dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësuesit nga Inspektorati për punë, shëndetësi dhe ai sanitar, përfaqësuesit nga Doganat e Kosovës, të shoqatave që merren me përpunimin dhe distribuimin e duhanit, nga OJQ, si dhe asociacione të ndryshme.
Pjesëmarrësit në këtë diskutim publik i kanë dhënë mbështetje këtij Projektligji krahas vërejtjeve të shumta, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e mëtejmë të tekstit përfundimtar të këtij Projektligji në tërësi. Në këtë kuptim, ata ishin të përqendruar, kryesisht, në implementimin konsekuent në praktikë të të njëjtit. Përveç tjerave, me këto ndryshime dhe plotësime, dëshirohet që para së gjithash të definohet në mënyrë të qartë se në cilat vende mund të konsumohet duhani, do të thotë, ku mund të përdoret i njëjti. Njëkohësisht dëshirohet që në vende publike të bëhet sanksionim drastik dhe, pothuajse, në tërësi të eliminohet përdorimi i tij për shkaqe shëndetësore, në institucione arsimore dhe atyre të shëndetësisë. Krahas kësaj, me këto ndryshime dhe plotësime, në mënyrë precize definohen dënimet për ata të cilët nuk respektojnë normat e Ligjit të përmendur. Në mes tjerash, në fund të këtij debati publik, është thënë se edhe pse Kosova është ndër të parat në regjion që ka miratuar këtë Ligj, ajo, prapë se prapë, ka ngecur prapa disa vendeve të regjionit dhe posaçërisht prapa vendeve evropiane.