Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale
, 23.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, ka vizituar sot Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), me ç’rast është njoftuar nga afër për punën dhe funksionimin e këtij Komisioni. Kryeparlamentari Krasniqi ka shprehur përkushtimin e tij për të përshpejtuar emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të KPMM-së. Z. Krasniqi tha se emërimin e këtyre anëtarëve e bën Kuvendi, por ligji nuk e precizon se kush duhet ta bëjë propozimin, mirëpo sipas praktikës, kjo bëhet nga qeveria. Krasniqi tha se është kërkuar nga ekzekutivi përshpejtimi i propozimit të këtyre anëtarëve, emërimin e të cilëve Kuvendi do ta bëjë në një afat sa më të shpejtë.
Drejtori i KPMM-së, Azem Rexhaj, duke e falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për interesimin rreth funksionimit dhe punës së këtij komisioni, tha se në mungesë të bordit është bllokuar marrja e vendimeve. Duke e njoftuar kreun e Parlamentit për punën e komisionit, Rexhaj paraqiti si problem mungesën e fuqisë për të ndaluar operuesit ilegalë, të cilët po dëmtojnë buxhetin e Republikës së Kosovës. Ai e konsideroi të nevojshme hartimin e strategjisë për miniera dhe Shërbimin e Gjeologjisë. Përfaqësues të tjerë të KPMM-së dhanë pasqyra të detajizuara për pasuritë minerale të Kosovës. Duke njoftuar për hulumtimet dhe incizimet që janë bërë anekënd Kosovës, ata dhanë informacione për evidentimin e zonave të reja me minerale.
Kryeparlamentari Krasniqi tha se është me rëndësi që tashmë Kosova është zot i pasurisë së saj. Sipas tij, është përgjegjësi KPMM-së hulumtimi dhe evidentimi i zonave me minerale, ndërsa janë institucionet ato që hartojnë politika rreth tyre, të cilat duhet të jenë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.