Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon për tragjedinë në lumin Tisa

, 26.10.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka ngushëlluar sot familjet që humbën anëtarët e vet në ngjarjen tragjike në lumin Tisa.

Në telegram thuhet:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet e thella familjeve që humbën anëtarët e vet në ngjarjen e rëndë të Lumit Tisa, afër kufirit hungarez, duke i siguruar se në këto çaste të dhembjes shpirtërore jemi bashkë me to. Kërkojmë edhe një herë që organet kompetente të marrin të gjitha masat për t’i ndriçuar rrethanat e kësaj tragjedie dhe t’i identifikojnë fajtorët për t’i nxjerrë para gjyqit të drejtësisë.
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon për tragjedinë në lumin Tisa