Lajmet e fundit
U konstituua Bordi i Radio Televizionit të Kosovës
, 27.10.2009
Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot, u bë konstituimi formal i Bordit të RTK-së dhe zgjedhja e organeve të tij. Këtë akt solemn të konstituimit e hapi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi. Duke i përgëzuar për zgjedhjen, z. Kuçi njëherësh u uroi anëtarëve të rinj të Bordit punë të mbarë profesionale, ashtu si kërkon transmetuesi publik. Ai shprehu besimin se zgjedhja e anëtarëve është bërë sipas procedurave ligjore, në mbështetje të kritereve ligjore e profesionale. Secili prej jush që jeni sot këtu, tha Hajredin Kuçi,ka meritë profesionale për këtë . Kjo është një përzgjedhje e mirë edhe për vetë RTK-në. “Presim një angazhim të plotë për funksionalizimin e RTK-së,angazhim për ruajtjen e pavarësisë editoriale të transmetuesit publik, të jeni mbrojtës të interesit të qytetarëve tanë”.
Në vijim , ashtu si parashohin procedurat ligjore, anëtarët e Bordit të RTK-së bënë vetë konstituimin dhe zgjedhjen e organeve të Bordit nëntë anëtarësh. Konstituimit sipas procedurës ligjore i parapriu tërheqja e shortit për mandatin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, pasi sipas ligjit, në bazë të sistemit të lotarisë anëtarët zgjedhen në mandat katërvjeçar,trevjeçar dhe dyvjeçar. Pas hedhjes së shortit, me mandat katërvjeçar u zgjodhën Naime Beqiraj,Aleksadnër Janiqeviq dhe Ali Podrimja, me mandat trevjeçar: Lindita Tahiri, Shemsi Syla dhe Arif Bpozaxhi, ndërsa me mandat dyvjeçar Rrahman Paçarrizi,Avni Abazi dhe Shukrije Gashi. Pas kësaj anëtarët e Bordit zgjodhën kryetarin dhe nënkrytarin e Bordit të RTK-së. Kryetar i Bordit u zgjodh Rrahman Paçarrizi,ndërsa nënkryetar Aleksandër Janiqeviq.