Lajmet e fundit
Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 27.10.2009
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Sadik Idriz, kryetar, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar shkresën e Sindikatës së pavarur të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), rreth zgjedhjes së drejtorit të ri të kësaj qendre. Komisioni ka rekomanduar përshpejtimin e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të QKUK-së, në mënyrë që puna në këtë institucion të ecë normalisht.