Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 27.10.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendi ditës për seancën e radhës së Kuvendit, kurse për datën e mbajtjes së saj do të vendosë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë.
Në këtë seancë, pasi Kabineti qeveritar t’u jetë përgjigjur pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për borxhet publike, si dhe Raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008.
Kryesia po në këtë mbledhje është marrë edhe me një varg kërkesash të komisioneve dhe grupeve parlamentare për debate në seancat e Kuvendit, por jo të gjitha këto kërkesa janë mbështetur. Kështu propozimi i Komisionit për Integrime Evropiane për ta radhitur në rend dite të seancës plenare shqyrtimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009, dhe propozimi i ngjashëm i Grupit Parlamentar të LDD-së janë shtyrë për ndonjë seancë tjetër, për faktin që Komision nuk i ka përgatitur rekomandimet dhe materialet e tjera të nevojshme për debat.
Është vlerësuar se kërkesa e Grupit Parlamentar të AAK-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me humbjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në lumin Tisa (në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë), nuk i plotëson kushtet për t’u radhitur në seancë (mungojnë nënshkrimet e deputetëve. Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme informacion sa më të plotë rreth kësaj tragjedie.
Në njërën nga seancat e ardhshme, do të vihet në rend dite kërkesa e Grupit Parlamentar të AKR-së për të debatuar lidhur me (mos) implementimin e aktvendimeve të formës së prerë për pronësitë e trajtuara si uzurpime arbitrare në tokat e pronësisë shoqërore.
Duke e njoftuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, lidhur me një ankesë të një qytetari për parapagim për RTK-në, dhe kërkesën e kësaj gjykate që Kuvendi Kosovës deri më 1.12.2009 të ndryshojë nenin e diskutueshëm në Ligjin për RTK-në, Kryesia ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe nga Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media që deri në datën e caktuar të përgatisë rekomandimet e nevojshme.
Kryesia e ka hequr nga rendi i ditës kërkesën e Prokurorisë për heqje imuniteti të deputetit Veliu, duke mbajtur qëndrim se (konform nenit 75 të Kushtetutës së Kosovës) kjo çështje nuk është objekt i Kuvendit.