Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

, 28.10.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Mërgatën e Kosovës.

Anëtarët e Komisionit kanë shprehur disa vërejetje rreth këtij projektligji me ç’rast ata kanë kërkuar disa ndryshime në këtë projektligj, meqë sipas anëtarëve të këtij komisioni Mërgata e Kosovës kërkon një trajtim shumë të veçantë.

Projektligji për Mërgatën e Kosovës nga ana e anëtarëve të komisionit është vlerësuar shumë i nevojshëm, meqë qëllimi i këtij ligji është të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor, të pjesëtarëve të mërgatës dhe lidhshmërisë së tyre me institucionet e Republikës së Kosovës. Andaj, pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit e mbështeten atë në parim duke e përkrahur edhe procedimin e mëtejmë të Projektligjit në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport