Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, zhvilloi një takim pune me shefin e Zyrës së KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe përfaqësues nga agjensionet e prokurimit
, 29.10.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim pune me shefin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, dhe përfaqësues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik. Në takim është diskutuar rreth të gjeturave nga Raporti Vjetor i Progresit dhe nga Komunikimi i Komisionit dhe Këshillit të Parlamentit Evropian “Kosova - Plotësimi i Perspektivës së saj Evropiane”, në sistemin e tanishëm të prokurimit në Kosovë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka prezantuar mangësitë e identifikuara nga Komisioni Evropian brenda sistemit të Prokurimit Publik të Kosovës, për të cilat autoritetet vendore u përcaktuan që t’i korrigjojnë. Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se të gjeturat janë konkrete. Ai tha se ishte arritur pajtimi që të bëhen hapa konkretë për ta ndryshuar gjendjen në prokurimin publik në Kosovë, dhe si hap i parë është ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik dhe bërja e një ligji sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Z. Krasniqi tha se për këtë u kërkua mbështetja e Komisionit Evropian, në mënyrë që ligji i ri t’i përgjigjet kapaciteteve administrative dhe realitetit të zhvillimit në Kosovë. Sipas tij, njësitë e prokurimit publik, sipas të gjitha gjasave nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të administruar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. “Sigurisht që në të ardhmen, në koordinim me Komisionin Evropian, do të kemi trajnime për të gjithë zyrtarët e prokurimit publik, në mënyrë që ky segment i cili ka përgjegjësi të mëdha për ta mbrojtur buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, të jetë në nivelin e detyrave dhe përgjegjësive”, tha z. Krasniqi. Ai shfaqi shpresën se raporti i vitit 2010 do të konstatojë se ligji është ndryshuar, se kapacitetet administrative në sferën e prokurimit publik janë ngritur dhe se buxheti i Kosovës është duke u shfrytëzuar në raport me ligjet. Ai tha se raporti tregon një pasqyrë reale ekzistuese në Kosovë dhe se institucionet do të marrin më seriozisht punën për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi shfaqi interesimin dhe përkushtimin e qeverisë për bashkëpunim me të gjitha agjensionet e prokurimit. Ai tha se do të ndërmerren hapa konkretë për të rritur transparencën në këto agjensione.
Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, Renzo Daviddi, tha se Komisioni Evropian do t’i trajtojë disa prej mangësive në prokurimin publik dhe kërkoi nga autoritetet që të veprojnë në këtë drejtim. Duke identifikuar fushat në të cilat duhet të intervenohet, z. Daviddi përmendi fushën e legjislacionit, për të cilin tha se nuk është në harmoni me standardet e BE-së, ndaj duhet amandamentuar.
Në takim u diskutua dhe u arrit marrëveshja për një numër të veprimesh , të cilat do të kenë efekt të menjëhershëm. Ato do të paraqesin një obligim mandator mbi të gjitha autoritetet kontraktuese, institucionet e prokurimit, zyrtarët e prokurimit dhe mbi ata shërbyes civilë që janë të ndërlidhur në aktivitetet e prokurimit.
Gjithashtu, me përkrahjen e ofruar nga këshilltarët ndërkombëtarë të prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik gjatë 12 muajve të ardhshëm do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të organizatave përkatëse, deri në kohën kur do të zhvillohet një rishikim thelbësor i sistemit aktual të prokurimit publik dhe të krijimit të një çasjeje të re ndaj prokurimit publik në Kosovë.