Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 29.10.2009
Në séancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, Kabineti qeveritar u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim deputetët kanë miratuar Raportin vjetor të auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2008 (pikë kjo e shqyrtuar në një seancë të mëhershme të Kuvendit). Më pastaj seanca është marrë me shqyrtimin e parë të disa projektligjeve: Projektligjit për Shërbimin Civil dhe Projektligjit për pagat e shërbyesve civil, prezantimin e të cilëve e ka bërë ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami. Pas diskutimit të shefave të grupeve parlamentare dhe të deputetëve të tjerë, këto dy projektligje edhe janë miratuar në parim.
Projektligjin për Mërgatën e Kosovës, ndërkaq, e ka prezantuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, projektligj ky që ka ngjallur debat të gjerë në Kuvend për shkak të temës me interes të gjerë që trajton. Kuçi e ka prezantuar para deputetëve edhe Projektligjin për financimin e subjekteve politike, si dhe Projektligjin për shërbimet postare. Deputetët i kanë miratuar në parim edhe këto projektligje, siç e kanë miratuar edhe Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të prezantuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Në fund të seancë së sotme deputetët kanë shqyrtuar dhe miratuar Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit penal për të mitur, të prezantuar nga anëtari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Ramadan Gashi.
Katër pikat e fundit të rendit të ditës ka mbetur të shqyrtohen ditën e hënë në ora 10:00