Lajmet e fundit
Seancë solemne për nder të ish-presidentit Bill Clinton
, 01.11.2009
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, mbajti sot një seancë solemne për nder të ish-presidentit të SHBA-ve dhe mikut të madh të Kosovës, z. Bill Clinton, i cili po viziton Kosovën. Në seancë merrnin pjesë edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Fajt si dhe përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në Prishtinë. Duke i uruar mirëseardhje e duke e përshëndetur ngrohtësisht në emrin e tij dhe të deputetëve ish-presidentin Klinton, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi tha:”Kam nderin e madh t’i drejtohem mikut tonë të shtrenjtë, ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Bill Klinton”. Ndërsa , në vijim kryekuvendari Krasniqi theksoi:” Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike Ju pret sot si birin e vet, i cili kontribuoi aq shumë që populli i saj i shumëvuajtur të jetë përgjithmonë zot i fatit të vet”.
Nga një vatër krizash e krimesh gjenocidale, Kosova përbën sot një faktor paqeje, bashkëpunimi e stabiliteti në rajon
Duke folur për meritat e veçanta të ish- presidentit Klinton në mbarë proceset që u zhvilluan në Kosovë, z. Krasniqi tha se ai i ka dhënë vulën e përjetësisë miqësisë së vjetër dhe besnike midis dy vendeve dhe popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj dhjetë vjet më parë kanë ndërprerë një kasaphane të vërtetë në Gadishullin tonë dhe kanë vendosur themelet e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Kosovë e në gjithë rajonin.
Në vazhdim z. Krasniqi tha se me ndihmën e miqve të Kosovës , në këtë sallë u shpall pavarësia, më 17 shkurt 2008, u miratua Kushtetuta moderne dhe u ngrit infrastrukturën ligjore për institucionet demokratike të Republikës së Kosovës, për të drejtat e njeriut e të komuniteteve pakicë, për jetën e lirë të qytetarëve të barabartë.
Kosova e re ka ndryshuar shumë dhe shpejt . Ajo nuk i ngjan më kohës së rëndë të luftës e para saj, por as kohëve kur z. Klinton vizitoi Kosovën për herë të parë dhe për herë të dytë. Kosova e pavarur dhe sovrane, e njohur tashmë gjerësisht edhe ndërkombëtarisht, është shndërruar në atdheun e lirë të një shoqërie multietnike me qytetarët e barabartë, pa dallim etnie, bindjeje politike apo fetare. Nga një vatër krizash e krimesh gjenocidale, Kosova përbën sot një faktor paqeje, bashkëpunimi e stabiliteti në rajon.
Gjithë këto të arritura historike për vetëm një dekadë në Kosovë, i detyrohen popullit të saj të mrekullueshëm, por edhe miqve të tij të shumtë ndërkombëtarë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Ju siguroj zoti President, për ndjenjën e lartë dhe të përjetshme që ka Kosova për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Ju personalisht.
Unë përfitoj nga rasti që edhe njëherë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve që përfaqësojmë, të ju shpreh Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen e thellë, për gjithë çfarë keni bërë për vendin tonë dhe lirinë e tij. Ju sigurojmë zoti President që Kosova do të ecë e vendosur drejt prosperitetit të vazhdueshëm, drejt sundimit të plotë të ligjit, drejt demokratizimit e zhvillimit dhe drejt integrimeve euroatlantike, sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe perspektiva e vetme e saj. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara, por e dimë që nuk do të na mungojë mbështetja e miqve tanë.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës!”, përgëzoi kryekuvendari Krasniqi.
Kosova po bëhet shembull pozitiv për pjesën tjetër të botës si vend paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi
Populli amerikan, shteti dhe ish- presidenti Klinton, kanë meritën e veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e Kosovës, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që u mor në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar.
Kosova filloi ngritjen sikur feniksi, tha ai, si një zog me flatra të përkëdhelura nga kujdesi dhe dashuria e popujve nga gjithë globi, për të njohur mbështetje të madhe në shërim plagësh, rindërtim, ngritje institucionesh, zhvillim social, ekonomik dhe kulturor. Kosova gjithnjë ndiente nga afër e mbështetjen e pakursyer të presidentit Bush senior, të presidentit Bush i Riu, ndërsa tani po këtë përkushtim e angazhim e ndien edhe nga presidentit Obama. Ajo është shumë mirënjohëse edhe ndaj zonjës Klinton dhe shumë personaliteteve tjera amerikane që jetuan dhe po jetojnë me sfidën e Kosovës.
Presidenti Sejdiu në vijim theksoi se Kosova po bëhet shembull pozitiv për pjesën tjetër të botës si vend paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi. Ekziston gatishmëri që edhe serbët të jenë plotësisht të përkushtuar për mirëqenien e tyre në Republikën e Kosovës. Po krijohen dhe po ndërtohen marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë. Kosova ka zgjatur dorën për të bashkëpunuar edhe me Serbinë mbi parimet e njohura të respektimit reciprok të shteteve sovrane. Shpresohet se një ditë Qeveria e Serbisë do të pranojë përgjegjësinë edhe do të vlerësojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe qeverisë së saj, për të kontribuuar në bashkëpunimin rajonal dhe për të bërë një hap përpara në procesin e integrimit.
Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës synojnë integrimin e plotë në BE dhe në NATO dhe në të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Populli i Kosovës po shijon frytet e demokracisë, po mëson se vlerat e saj janë një burim i pashtershëm i shtimit të përgjegjësisë dhe i krijimit të mirëqenies. Zgjedhjet lokale që mbahen më 15 nëntor janë rast për të treguar se investimi për këto vlera ia vlen gjithmonë, theksoi Fatmir Sejdiu.
Z. Clinton bashkoi botën demokratike për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke i uruar mirëseardhje mikut të madhe në Kosovën pavarur, sovrane e demokratike, vlerësoi lart kontributin e ish-presidentit Klinton, të Qeverisë dhe të popullit amerikan në këto procese.
“Sot është një ditë e lumtur për të gjithë ne në shtetin e Kosopvës,sot po nderojmë mikun e madh të popullit të Kosovës, ish-presdentin Clinton,simbolin e paqes dhe të botës së lirë. Ju na nderuat që iu bashkuat kësaj feste që është simbol i dashurisë dhe respektit që ka populli i Kosovës ndaj jush , shtetit dhe popullit amerikan”, theksoi z. Thaçi. Shtatorja që po inaugurohet sot është edhe simbol i triumfit të lirisë dhe të paqes. Duke sublimuar kontributin e z. Clinton, kryeministri Thaçi theksoi se ai bashkoi botën demokratike për lirinë e Kosovës, duke u dhënë qytetarëve të Kosovës edhe në ato kohë të zymta besimin për liri dhe vlera perëndimore. Kosova tani është shtet i pavarur, demokratik e shumetnik me vizion të qartë për integrim euroatlantik e në miqësi të përjetshme me SHBA- të .”Ne bashkërisht fituam luftën, bashkërisht e ndërtuam paqen, bashkërisht po e ndërtojmë shtetin e Kosovës”, theksoi kryeministri z. Thaçi.
“Keni bërë punën shumë më mirë se sa menduan të tjerët, madje edhe miqtë tuaj “
Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të republikës së Kosovës, ish- presidenti amerikan theksoi se ndihet i nderuar që gjendet në Kosovë. Duke kujtuar fjalimin e zëvendëspresidentit Bajden të para disa muajve, në këtë Kuvend, Klinton tha se Bajden është mik i tij dhe është i nderuar që ka punuar me të për vite të tëra. Ai tha se ndihet mirënjohës për qëndrimin që kanë mbajtur presidentët amerikanë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e Murit të Berlinit.
Duke sjellë përshëndetjet e sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, ish-presidenti amerikan tha se kurrë nuk do t’i harrojë vizitat që i ka bërë së bashku me të në kampet e refugjatëve, para dhe pas fillimit të bombardimeve. “Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve, rrëfimet e tyre”, tha Klinton.
Në vijim, duke iu drejtuar përfaqësuesve të popullit të Kosovës, Bill Klinton tha se duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur gjatë vjetëve të kaluar. “Unë u thashë presidentit dhe kryeministrit, se keni bërë punën shumë më mirë se sa që menduan të tjerët, madje edhe miqtë tuaj. Ju keni konsoliduar institucione demokratike të cilat i keni ndërtuar, keni motivuar shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Partitë më të mëdha janë duke punuar së bashku, dhe më 17 shkurt të vitit të kaluar ju shpallët pavarësinë, dhe deklaruat se jeni të gatshëm t’i bashkoheni bashkësisë ndërkombëtare”, tha Klinton, duke shtuar se 62 vende tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e shumë të tjera do të pasojnë. Ai tha se Kosova është pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore dhe shume shpejt do jetë edhe pjesë Bashkimit Evropian, NATO-s dhe e institucioneve të tjera. “Ju e keni forcuar sigurinë në vendin tuaj”.
Ish-presidenti Klinton i sugjeroi udhëheqjes së Kosovës që të vazhdojë të punojë në mënyrë që serbët dhe grupet e tjera pakicë të mbrohen dhe integrohen plotësisht. “Ju do ta bëni këtë, sepse jeni pjese e botës së shekullit XXI”, tha ai, duke shtuar se është me rëndësi që njerëzit të jenë krenarë për atë se çfarë janë, përfshirë edhe rrënjët e tyre etnike, kulturore e fetare.
Klinton porositi lidershipin dhe qytetarët e Kosovës që të mendojnë më shumë për të ardhmen, se sa për të kaluarën. Ai tha se është shumë më e lehtë për njerëzit të ndërtojnë të ardhmen nëse mendojnë më shumë për të dhe më pak për të kaluarën. Ish-presidenti i SHBA-ve shtoi se Kosova mund të krijojë partneritete të reja me fqinjët e saj.
“Jam shumë krenar me ju dhe jam shumë mirënjohës që kam pasur rastin të luaj një rol të vogël. Dhe tash ju lutem që të shfrytëzoni maksimalisht mundësitë që keni krijuar. Zoti ju bekoftë dhe sukses!”, uroi në fund të fjalës së tij ish-presidenti amerikan Bill Klinton.
Hyrjen në sallë të ish - presidentit Klinton deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë pritur me duartrokitje frenetike, ashtu si edhe fjalën e tij të ngrohtë dhe shumë përmbajtësore.