Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 02.11.2009
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Zylfie Hundozi, kryetare e Komisionit, është marrë edhe një herë me Raportin të Progresit për Kosovën, të cilin e ka prezantuar përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno. Ai e ka uruar Kuvendin e Kosovës dhe Komisionin për Integrime Evropiane për punën e mirë që kanë bërë në rrugën drejt integrimeve evropiane, por me këtë rast ai ka prezantuar edhe një varg ngecjesh në këtë plan. Ai ka theksuar punën e mirë të legjislativit për miratimin e ligjeve, por ka theksuar se duhen përparuar teknikat e hartimit të ligjeve, duke vënë në pah kujdesin e pamjaftueshëm për implementimin e ligjeve. Sinno është angazhuar për një rol edhe më të madh të Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e Qeverisë, së cilës nuk duhet lejuar përcaktimin e agjendës së Kuvendit, por duhet të ndodhë pikërisht e kundërta, ka thënë përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë. Ai në vazhdim, ndër zërat negativ të Raportit ka përmendur çështjen e prokurimit, korrupsionin, krimin e organizuar, ndikimin e politikës në media dhe në gjyqësor etj. Sinno, ndërkaq, ka lavdëruar përparimet që janë bërë në Mekanizmin përcjellës të asocim-stabilizimit, Studimin për Kosovën, si dhe stërvitjet në rrugën drejt plotësimit të kushteve për agjendën evropiane. Ai ka folur edhe për mbështetjen që duhet dhënë Kosovës për menaxhimin e integruar të kufijve dhe për realizimin e marrëveshjeve tregtare, duke u zotuar për mbështetjen e procesit të integrimeve evropiane me ekspertë evropianë. Ai është shprehur i bindur se raporti i ardhshëm do të jetë shumë më pozitiv për Kosovën.
Kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi, në fjalën e saj ka shpjeguar gjithë punën e përkushtuar të Komisionit për Integrime evropiane për hartimin e Planit të veprimit për përmbushjen e sfidave që dalin nga Raporti i Progresit. Ajo ka theksuar se, në funksion të përmbushjes së këtij plani, të gjitha komisionet parlamentare të Kuvendit janë udhëzuar që çështjen e integrimeve evropiane ta kenë agjendë të tyre të përhershme.
Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë pajtuar se Kosova tashmë ka hyrë në një periudhë dinamike të jetës shtetërore, duke marrë edhe obligime shtesë drejt përmbushjes së agjendës evropiane.
Duke u përqendruar në zëra të veçantë të Raportit të Progresit, si bie fjala për ndikim të politikës në gjyqësi, ata kanë pohuar se një pjesë e madhe e përgjegjësisë për këtë i takon vetë EULEX-it. Në Raportin e Progresit, është theksuar në takim, bëhen vërejtje se ligjet tona nuk janë në bazë të standardeve evropiane, duke harruar se këto ligje i kopjojmë shpeshherë nga vendet e BE-së. Ata, ndërkaq, janë pajtuar se Kosovës i nevojitet një partneritet me faktorin ndërkombëtar si dhe një qasje më pozitive.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit, prezantimin e projekteve të IPA-së , e ka bërë Rolf Hunink, përgjegjës për projektin holandez-britani-kosovar për binjakëzime në procesin e integrimeve evropiane.