Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti përfaqësuesit e KE-së në Kosovë, Daviddi dhe Sinno
, 03.11.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi dhe Khaldoun Sinno. Në takim është diskutuar rreth Raportit të Progresit dhe Studimit të Komisionit Evropian për Kosovën. Kryeparlamentari ka shfaqur edhe njëherë qëndrimin se raporti paraqet pasqyrë reale të gjendjes në Kosovë, duke vlerësuar gjithashtu se edhe puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë raport ka gjetur hapësirë dhe pasqyrim të drejtë e të saktë. Kreu i Kuvendit tha se është bërë punë e madhe në fushën e legjislacionit dhe kompletimin e agjensioneve që i përgjigjen Kuvendit. Ai potencoi interesimin për standardizimin e ligjeve me parimet e Bashkimit Evropian. Krasniqi tha se Kuvendi mbetet i interesuar që të luaj rolin e tij në bërjen e ligjeve, por të ndihmojë edhe në zbatimin e tyre. Ai tha se tek institucionet dhe populli i Kosovës ka një vullnet të fuqishëm politik për integrim në BE, por theksoi se për ketë jemi të vetëdijshëm se duhet punë dhe angazhim. Sipas kreut të legjislativit të Kosovës, edhe pse Kuvendi s’ka marrë vërejtje esenciale, ai është i përkushtuar të rrisë kapacitetet administrative. Krasniqi shprehu gatishmërinë e Kuvendit për bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, që do të ndihmonte në luftimin e dukurive negative që karakterizojnë vendet e Ballkanit.
Edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit vlerësuan se analizat që dalin nga këto dy dokumente për Kosovën të Komisionit Evropian, janë të bazuara dhe të rrepta. Por u dhanë mendime nga disa anëtarë të kryesisë se në këtë mënyrë nuk janë vlerësuar edhe institucionet ndërkombëtare që kanë rol në Kosovë.
Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, Renzo Daviddi, tha se Kuvendi është një institucion kyç për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai tha se nëpër Kuvend kalon legjislacioni i cili është i nevojshëm për integrim, dhe ai ka rolin mbikëqyrës të ekzekutivit. Daviddi tha se KE është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.
Përfaqësuesi tjetër i KE-së, Khaldoun Sinno, tha se Raporti i Progresit është për të mirën e Kosovës, dhe se ai paraqet të kaluarën por edhe jep objektivat për të ardhmen. Sipas tij, Komisioni ka dhënë tri propozime kryesore që Kosova të ecë përpara, ku përfshihet forcimi dhe thellimi i pjesëmarrjes së Kosovës në Procesin e Stabilizim-Asociimit përmes themelimit të “Dialogut PSA”; marrëveshja për tregti, e cila do t’i jepte mundësi Kosovës të kyçet në tregtinë liberale dhe të nënshkruajë marrëveshje kontraktuale me vendet e BE-së; si dhe propozimi që të ecet para me një qasje të strukturuar për të sjellë qytetarët e Kosovës më afër BE-së përmes një dialogu për vizat me perspektivë të liberalizimit eventual të tyre pasi të jenë kryer reformat e nevojshme dhe të jenë përmbushur kushtet.