Lajmet e fundit
Takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar
, 04.11.2009
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar , Åke Lönnberg, i cili shoqërohej edhe nga eksperti José Benjamin Escobar. Në këtë takim u bisedua gjerësisht për nismën e ndërmarrë për hartimin e Ligjit për Bankat, pasi deri tash Kosova kishte një Rregullore të vitit 1999, të hartuar nga UNMIK-u, e cila në kontekstin e ri të zhvillimeve financiare në Kosovë është tejkaluar. Si në fjalën hyrëse të kryetarit të Komisionit, Gani Koci, ashtu edhe në diskutimet e anëtarëve të Komisionit, u vlerësua se është e mirëseardhur nisma për hartimin e Ligjit mbi banakët, pasi në fushën financiare në Kosovë hetohen zbrazësi ligjore, meqë Rregullorja e përmendur nuk përmbush ato. Përkitazi me këtë u tha se gjithnjë është kërkuar që të plotësohet kuadri ligjor në fushën financiare, duke ditur se janë të pranishme disa parregullsi në veprimtarinë e bankave,siç janë kamatat, kriteret e licencimit, konflikti i interesit etj. U tha , po kështu, se ndihet nevoja edhe për plotësimin e ndryshimin e Ligjit mbi Bankën Qendrore të Kosovës , punë kjo që do të ishte mirë të bëhej para se ta aprovohej Ligji mbi bankat.
Z. Åke Lönnberg bëri një prezantim të gjerë të aktiviteteve që do të zhvillohen përkitazi me punët përgatitore dhe rreth fillimit të hartimit të Ligjit mbi bankat, duke përshkruar edhe fazat e përgatitjeve teknike të këtij Projektligji. Ai u angazhua për një ligj të standardeve më të larta ndërkombëtare në fushën financiare, pasi edhe rrethanat tashmë kanë ndryshuar nga koha kur është sjellë Rregullorja mbi bankat nga ana e UNMIK-ut. Sipas, z. Lönnberg, pos këtij kriteri, që duhet të përmbushë Ligji i ri mbi bankat, ai duhet të përmbajë edhe kodet dhe standardet ndërkombëtare sa i përket licencës, mbikëqyrjes, pastaj të përmbajë edhe rregullat e Bazelit mbi veprimtarinë e bankave, kjo nuk do të thotë të gjitha, por në përpjekjet e Kosovës drejt integrimit evropiane është e nevojshme që ky ligj të mbështetet edhe në këto rregulla.
Anëtarët e Komisionit shfaqën gatishmëri për të bashkëpunuar në të gjitha fazat e procesit të hartimit të këtij Projektligji, të vetëdijshëm se ai do të jetë një bazë e mirë për funksionimin e bankave, të liberalizimit të tregut financiar në Kosovë, e duke mënjanuar monopolet dhe parregullsitë tjera në fushën financiare.
Sipas dinamikës së përshkruar gjatë këtij takimi doli vlerësimi se ky Projektligj do të duhej të përfundojë të gjitha fazat e hartimit e shqyrtimit , nëpër të cilat kalon një projektligj deri në fund të vitit të ardhshëm, në mënyrë që Ligji mbi bankat të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës dhe të fillojë të zbatohet nga fillimi i vitit 2011.