Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 06.11.2009
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku temë diskutimi ka qenë projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Komisioni, këtë projektligj e ka cilësuar si shumë të nevojshëm dhe të rëndësishëm për vendin. Komisioni vendosi që për këtë projektligj referuese të jetë anëtarja e këtij komisioni, znj. Melihate Termkolli.
Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i komisionit, Rrustem Mustafa ka njoftuar komisionin se është duke u punuar rreth draft-dokumentit : “Strategjia Për Siguri Kombëtare”, me ç‘rast ka ftuar të gjithë anëtarët e komisionit që të informohen rreth këtij draft-dokumenti, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësinë të ndihmojnë rreth punës së draftit.
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, anëtarët e Komisionit kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe rreth rastit të vjedhjes në Policinë e Kosovës (Dhoma e dëshmive). Kryetari Mustafa tha se do të kërkojë informata shtesë lidhur me rastin e vjedhjes në polici. Mustafa sqaroi se ai është në dijeni se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar kohë më parë, mirëpo nga Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë informatë tjetër shtesë.
Anëtarët e Komisionit po ashtu kanë shprehur edhe një shqetësim tjetër, atë të përfshirjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fushatën parazgjedhore. Kryetari i këtij komisioni ka vendosur që ta përcjell në Polici të Kosovës shqetësimin e anëtarëve të komisionit, duke kërkuar që pjesëtarët e Policisë të mos marrin pjesë në fushata të zgjedhjeve të partive politike, pasi me Rregullat e Komisionit Qendror Zgjedhor i ndalohet Policisë së Kosovës dhe personelit të saj të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të subjekteve politike të certifikuara.