Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 10.11.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga z. Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për Pagat e Nëpunësve Civil. Për të dyja projektligjet , komisioni formoi grupe punuese me nga 3 anëtarë, të cilët do të merren me përgatitjen e amendamenteve të këtyre projektligjeve.

Ndërsa, sa i përket Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin, rreth të cilit ka punuar grupi punues i këtij komisioni, në këtë mbledhje u bënë sërish disa përmirësime.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media