Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 11.11.2009
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar sot rreth rekomandimit të tij të mëhershëm lidhur me kërkesën për rishikimin funksional dhe nivelizimin e pagave brenda Komisionit të Pavarur për Media. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ai i Administratës Publike, Arsim Bajrami, dhe përfaqësues nga Komisioni i Pavarur për Media.
Kryetari i Komisionit, Gani Koci, i cili e ka drejtuar takimin, tha se nuk janë respektuar rekomandimet e këtij komisioni rreth rishikimit funksional dhe nivelizimit të pagave brenda KPM-së. Ministrat Shala e Bajrami, ndërkaq, shprehën gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme, deri në miratimin e ligjeve përkatëse, të cilat do ta rregullonin në mënyrë të përhershme çështjen e pagave dhe koeficienteve.
Ministri Arsim Bajrami vlerësoi se nuk mund t’i lihet çdo agjensioni autonomi e plotë në çështjen e rregullimit të pagave dhe koeficienteve, sepse kjo do ta çrregullonte tërë sistemin e pagave.
Komisioni për Buxhet dhe Financa i rekomandoi ministrive gjegjëse që deri në nxjerrjen e legjislacionit përkatës, të veprohet sipas rekomandimeve të mëhershme.