Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 17.11.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Sadik Idriz, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Duhanin.
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale duke pasur parasysh kërkesën nga Qeveria e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Duhanin, me qëllim të krijimit të kushteve që ligji të gjejë zbatim të plotë, ka formuar grupin punues për plotësimin dhe ndryshimin e këtij projektligji. Grupi punues pas disa plotësimeve dhe ndryshimeve në këtij Projektligj, gjatë mbledhjes së sotme para anëtarëve të Komisionit ka paraqitur amendamentet shtesë në Projektligj. Në Ligjin për Duhanin janë shtuar 6 amendamente të reja. Anëtarët e Komisionit përveç tjerash kërkuan që të qartësohet edhe çështja e implikimit buxhetor rreth Ligjit për Duhanin. Po ashtu, ata kërkuan që të bëhet edhe një ligj tjetër, ai për kultivimin e duhanit.
Qëllimi i këtij Ligji është të mbështesë përpjekjet e shoqërisë për të zbutur dhe reaguar ndaj një problemi të madh të shëndetësisë publike, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e popullsisë, të mbrojë fëmijët, si dhe të rregulloj dhe kontrolloj prodhimet e duhanit, shpërndarjen e tij. Ky ligj përcakton masat për kufizimin dhe ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike, përbërjes së dëmshme të cigareve, vendosjen obligative të shënimit për dëmet nga prija e duhanit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.