Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

, 17.11.2009




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga kryetari i ri i Komisionit, z. Naser Rugova, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet e Kosovës nr. 2003/3.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe KDI-së.

Në vazhdim, duke diskutuar për pikën kryesore të rendit të ditës, anëtarët e Komisionit njëzërit morën vendim që, për mbledhjen tjetër të ftohen edhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të ofruar informata shtesë për këtë Projektligj, sidomos për nenin 7 paragrafi 1, ku përballën mendimet e këtyre dy ministrive.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor