Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 18.11.2009




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin kundër korrupsionit me raportin e Komisionit funksional - Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente dhe pasi konstatoi se ai nuk ka implikime buxhetore e përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij projektligji në Kuvend. Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu disa amendamente në Projektligjin nr. 03/L-170 për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe përkrahu në parim Projektligjin për borxhet publike.

Në këtë mbledhje Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, duke i rekomanduar Kuvendit ta miratojë në parim këtë projektligj.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa