Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 18.11.2009




Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit Ismet Beqiri, u bisedua rreth shpenzimeve të Komisionit për vitin 2009. Me këtë rast u tha se Komisioni për nevojat e veta deri më tani ka shpenzuar 6.900 nga 10.000 euro sa kishte në dispozicion për këtë vit.

Komisioni, ndërkaq, e ka shqyrtuar edhe peticionin e komunitetit boshnjak të Vitomiricës, (KK . Pejë) rreth botimin të librit nga Dr.Numan Baliq me titull ‘’UDHËTIMI’’. Nënshkruesit e peticionit theksojnë se libri përmban formulime fyese për komunitetin boshnjak.

Komisioni vlerësoi se çështja e ngritur nuk bie në fushëveprimin e tij, prandaj, bazuar në rregullën 41 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i rekomandon komunitetit boshnjak nga Vitomirica që për realizimin e të drejtave të tyre t’i drejtohen gjykatës kompetente.

Komisioni edhe në mbledhjen e sotme shprehu shqetësimin e tij për mosmiratimin e ligjit për Persona të pagjetur.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...