Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 18.11.2009
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Esat Brajshori, ku ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka diskutuar sot me Bordin e RTK-së dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur për media rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e përkohshme për parapagimin e RTK-së. U theksua se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka lënë pa financim televizionin e vetëm publik në Kosovë. Në takim u shqyrtuan alternativat e gjetjes së një zgjidhje për financim të qëndrueshëm të tij.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vuri në pah edhe njëherë përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e RTK-së. Ai tha se buxheti i Kosovës nuk mund t’i përballojë kërkesat financiare të televizionit publik. Kryeparlamentari Krasniqi kërkoi nga Bordi i RTK-së që propozimet për dalje nga kjo situatë t’i adresojë në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Republikës, i cili më pas do t’i rekomandojë Kuvendit.
Anëtarët e komisionit diskutuan rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kërkuan mbikëqyrje më të rreptë financiare mbi RTK-në në të ardhmen.
Kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, potencoi qëndrimin e mëhershëm të Bordit për financim përmes faturave të KEK-ut, si zgjidhja më e mirë e mundshme, dhe praktika më e aplikueshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Daut Demaku, njoftoi se është shtyrë për në janar të vitit 2010 hyrja në fuqi e rregullores së KPM-së rreth reklamimit në televizionin publik, e cila sipas vendimit të mëhershëm do të hynte në fuqi më 28 nëntor 2009. Në emër të KPM-së Demaku propozoi një intervenim të shpejtë buxhetor për RTK-në, si masë afatshkurtër për dalje nga situata aktuale. Ndërkaq, rreth financimit afatgjatë, ai shtroi tri mundësi: parapagimin e drejtpërdrejtë nga qytetarët, parapagimin përmes KEK-ut, dhe përmes një linje të veçantë buxhetore nga buxheti i Kosovës.
Në fund u dakordua që Bordi i RTK-së në afat sa më të shpejtë t’i propozojë alternativat Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, i cili pastaj, pas diskutimeve, do t’i rekomandonte Kuvendit të Kosovës gjetjen e një zgjidhjeje.