Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 24.11.2009
Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/71 i datës 03. 07. 2009, për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në Republikën e Kosovës.
Duke u bazuar në neni 7.2 të Ligjit për Hekurudhat, Komisioni vendosi që të mos përkrahë këtë propozim, duke konstatuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore të nenit 7 të Ligjit për Hekurudhat në Republikën e Kosovës.
Andaj në pajtim me rregullën 41 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Komisioni vendosi që këtë propozim-vendim të Qeverisë t’ia kthejë për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit.
Komisioni i rekomandoi asaj që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës propozimin e kandidatëve të tjerë, ngase të kandiduarit nuk i plotësojnë kushtet e parapara me Ligjin për Hekurudhat në Republikën e Kosovë,është thënë në takim.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni shqyrtoi Raportin me rekomandime lidhur me Projektligjin për masat Antidamping. Komisioni i propozoi Kryesisë së Kuvendit që këtë projektligj ta radhisë për seancë plenare.