Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin Rohan
, 24.11.2009
Pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur në një takim të veçantë, ish-zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, ambasadorin Albert Rohan, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së vendit, për punën legjislative të Kuvendit dhe për integrimin e komuniteteve pakicë.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Rohan për angazhimet e tij më se njëzetvjeçare për Kosovën. Ai e ka vlerësuar zotin Rohan si njërin ndër personalitetet kyçe të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, kurse Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari e ka quajtur dokument shumë të rëndësishëm që hapi rrugën e pavarësisë së Kosovës. Krasniqi e ka njoftuar mikun nga Austria për punën e madhe që është bërë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së vendit, duke u ndalur sidomos në punën legjislative të Kuvendit dhe miratimin me procedurë të shpejtë të ligjeve që burojnë nga Plani gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisaari. Ai ka folur me shifra e fakte edhe për akomodimin e qytetarëve nga radhët e komuniteteve pakicë në shoqërinë e re të Kosovës dhe sidomos për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e lokale të nëntorit.
Ish-zëvendësnegociatori për statusin e Kosovës, ambasadori Albert Rohan , e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për pritjen e ngrohtë dhe sidomos për fjalën iu mundësua ta mbajë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai pastaj ka folur për marrëdhëniet e tij personale që ka pasur me Kosovën, që shkojnë përtej negocimit për status dhe që zgjasin më shumë se për 20 vjet të shkuara, kur për herë të parë pati vizituar vendin tonë. Rohan ka shprehur kënaqësinë që e viziton Kosovën në këso rrethana dhe që i jepet mundësia ta vlerësojë para qytetarëve të Kosovës atë çfarë kanë bërë pas shpalljes së pavarësisë së vendit. “Kosova ka arritur shumë larg, veçanërisht kur e krahasojmë me situatën e tanishme me rrethanat para 20 viteve”, ka theksuar diplomati austriak. Ai është shprehur i kënaqur për atë që bashkë me presidentin Ahtisaari ka kontribuar për pavarësinë e Kosovës.
“Zemra ime do të jetë gjithmonë në Kosovë”, ka thënë Rohan, duke u shprehur optimist se “kur të mbarojë puna jonë me Kombet e Bashkuara”, do të vazhdojë t’i përcjellë zhvillimet në Kosovë dhe të kthehet e të takohet me miqtë e tij këtu.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi, duke i vlerësuar meritat e ambasadorit Rohan për pavarësinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova e pavarur dhe demokratike nuk është meritë vetëm e qytetarëve të saj, por edhe e vendeve të Bashkimit Evropian që na kanë mbështetur në rrugën tonë të lirisë.