Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uroi Presidentin e BE-së, VAN ROMPUY
, 25.11.2009
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentit të sapo zgjedhur të Bashkimit Evropian, në të cilin thuhet:
I nderuar President, zoti Herman VAN ROMPUY
Nëpërmjet kësaj letre Ju uroj përzemërsisht zgjedhjen në institucionin e lartë të Presidentit të Bashkimit Evropian. Ju zoti Rompuy jeni personalitet i qëlluar për të ushtruar këtë funksion me përgjegjësi aq të madhe.
Unë pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju njihja për së afërmi gjatë takimeve që patëm bashkë në Bruksel dhe në Prishtinë, kur ishit në cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës. Ne nuk do të harrojmë kurrë kontributin Tuaj të madh për Kosovën dhe për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë.
Shpresoj që në mandatin që keni do të gjeni kohë ta vizitoni Kosovën, për të cilën ka bërë dhe po bën aq shumë Bashkimi Evropian. Duke qenë alternativa e vetme dhe prioriteti ynë strategjik integrimi evropian dhe euroatlantik, ne presim nga Ju dhe nga gjithë miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës, i cili do t'i sjellë në familjen e madhe të popujve evropianë vlerat e tij antike dhe moderne.
Ju siguroj Shkëlqesi për konsideratat e mia të larta.