Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 25.11.2009




Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën temë diskutimi ka qenë shqyrtimi i zbatimit të Ligjit për Policinë e Republikës së Kosovës.

Komisioni, ka konstatuar se Ligji për Policinë e Kosovës nuk është duke u zbatuar tërësisht. Komisioni, vendosi që të formojë grup punues prej tre anëtarësh me qëllim që të hartojë një raport rreth zbatimit të ligjit në fjalë dhe të jap rekomandime para Komisionit në mbledhjet e radhës.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, anëtarët e Komisionit po ashtu, kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe rreth pagave të policëve të Kosovës. Komisioni, ka vendosur që të përpilojë një propozim-amendament, drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Financa që të shikojë mundësinë rreth gjetjes së ndonjë zgjidhje për pagat e policëve.

Gjatë kësaj mbledhje është bërë e ditur se tre anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri do të jenë pjesëmarrës në konferencën dyditore “Siguria Rajonale”, që do të zhvillohet në Shqipëri. Në këtë konferencë e cila do të mbahet prej datës 5 - 7 dhjetor do të marrë pjesë kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa dhe anëtarët e këtij komisioni: Lulzim Zeneli dhe Suzan Novobrdaliu.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri