Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 25.11.2009




Rekomandimet nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kuvendin e Kosovës ishin temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit,të kryesuar nga Hydajet Hyseni – Kaloshi, kryetar i Komisionit. Me këtë rast u pa e nevojshme që këto rekomandime , sidomos ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e praktikave parlamentare, funksionalizimin e mëtejmë të punës së Kuvendit, precizimin e obligimeve të ekzekutivit të vendit ndaj Kuvendit, raportimi për procesin e integrimeve evropiane, si dhe propozimi që çdo ligj të shqyrtohet edhe në Komisionin për të drejtat e njeriut, të përfshihen në formë të amendamenteve në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Gjatë debatit diskutuesit u angazhuan që Projekt rregullorja e Punës së Kuvendit të harmonizohet më këto rekomandime që kanë të bëjnë me Kuvendin, në mënyrë që të mos aprovohet kjo Rregullore, e pastaj sërish të fillojë puna e amendamentimit të saj. Anëtarët e komisionit u pajtuan që në mënyrë të shpejtuar të bëhet ky harmonizim, në pajtim me propozimet që do të vijnë nga grupet parlamentare dhe anëtarët e Komisionit, për të hapur sa më parë rrugën e procedimit të Projektrregullores në Kuvend për miratim. Në këtë mbledhja u vlerësua si shumë i dobishëm kontributi i NDI-së në këtë proces.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit