Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 25.11.2009
Sot Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, bisedoi për agjendën e vizitës që do të realizojë në Poloni. Anëtarët e Komisionit do të udhëtojnë të martën, me ç’rast në parlament do të priten nga homologët e tyre polakë.
Komisioni vlerësoi se vizita është e rëndësishme, dhe është rast i mirë që anëtarët e Komisionit të prezantojnë institucionet e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme, me theks të veçantë në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe pakicave.
Kjo vizitë e përkrahur nga OSBE-ja dhe Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.