Lajmet e fundit
Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Kosovës viziton Turqinë
, 01.12.2009
Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ( nga një deputete nga grupet parlamentare), kryesuar nga Myfera Shinik, u nisën sot në një vizitë zyrtare pesë ditore në Turqi. Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë,Mehmet Ali ªahin, si dhe me ministren për Arsim, Nimet Çubukçu. Në kuadër të kësaj vizite , pos aktiviteteve tjera, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës do të marrë pjesë edhe në një simpozium mbi barazinë gjinore , i cili do të mbahet në Stamboll.