Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 01.12.2009
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozim amendamentet në Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Diskutimi i anëtarëve të Komisionit është përqendruar në çështjen e publikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, dhe qasjen e publikut në regjistrin e këtyre pasurive. Shumica e anëtarëve kanë shprehur mendime që publikimi i pasurisë të bëhet në faqen elektronike të Agjensionit Antikorrupsion, por, me ç’rast të dhënat personale të zyrtarëve nuk do të bëheshin publike. Sidoqoftë, rreth kësaj janë shprehur edhe rezerva. Komisioni, së bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, në ditët në vijim do të diskutojë dhe formulojë nenet rreth kësaj çështjeje.
Në vijim, Komisioni ka shqyrtuar përfundimin e Kryesisë së Kuvendit Nr. 03-P-161/k lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth masës së përkohshme për parapagimin e RTK-së. Pas diskutimeve, në rekomandimin që i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, Komisioni i ka konstatuar se Ligji për RTK-në nuk është zbatuar me përpikëri nga ana e RTK-së në tërë territorin e Kosovës. Gjithashtu Komisioni ka konstatuar se RTK si medium publik duhet të financohet gjithsesi, ndërkaq konsiderohet se duhet të fillojë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për RTK-në.
Në fund, komisioni ka konstatuar bazueshmërinë juridike në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të Projektligjeve: Projektligjit për shërbimin civil, atij për pagat e shërbyesve civilë, për mërgatën e Kosovës, për financimin e subjekteve politike, për mbrojtjen e të dhënave personale, për shërbimet postare, dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010.