Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 01.12.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përcaktuar sot rendin e ditës për tri seancat e ardhshme të Kuvendin e Kosovës. Në këtë mbledhje të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që të enjten, më 3 dhjetor, të vazhdojë debati parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009 (sipas kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane dhe të Grupit Parlamentar të LDD-së).
Në seancën e radhës, më 4 dhjetor ndërkaq, pas shterimit të piksë së zakonshme të seancave – pyetjet parlamentare (për punën e Qeverisë së Kosovës) - do të procedohet me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë, kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për masat antidamping.
Në takimin e sotëm Kryesia e ka mbështetur Rekomandimin e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme për parapagimin e RTK-së. Pajtimi për financimin e përkohshëm të RTK-së është shoqëruar me kërkesën që Televizioni publik t’i sjellë Komisionit Planin financiar gjashtëmujor, si dhe me nismën për amendamentimin në afat sa më të shkurtër të Ligjit për RTK-në.
Kryesia ka mbështetur edhe Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave, duke kërkuar nga Qeveria që të propozojë emra të tjerë për Bordin e ARrH-së, sepse është konstatuar që të propozuarit aktualë nuk i plotësojnë kushtet për këtë post.
Duke e shqyrtuar kërkesën Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor lidhur me procedimin e Projektligjit për organizmat e modifikuara gjenetikisht, anëtarët e Kryesisë janë pajtuar që Komisioni të koordinohet me Zyrën e ICO-së dhe me USAID-in për sa i përket harmonizimit të Projektligjit me standardet evropiane.
Lidhur me kërkesën e kryetares së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore lidhur me funksionalizimin e këtij Këshilli, Kryesia është pajtuar se Këshilli duhet të ketë një staf teknik, por se kërkesën e Këshillit edhe për staf profesional të përhershëm e ka quajtur të pabazë (që është edhe rekomandim i Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sporte).