Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi...

, 01.12.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i këtij komisioni, ishte i pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, përfaqsuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Sekretari i përhershëm i kësaj Ministrie Shefki Zeqiri , kryeshefi i Agjensionit të Pavarur të Pyjeve të Kosovës Muzafer Luma e të tjerë . Gjatë këtij takimi u diskutua për përfshirjen e Parqeve Nacionale në Ligjin për Pyjet.

Edhe pse sipas Nenit 7.1 në Ligjin mbi Pyjet nuk është saktësuar se parqet nacionale (Malet e Sharit dhe Bjeshkët e Nemuna) nën menaxhimin e cilës ministri duhet të ishin, (Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, apo asaj të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural), këto ministri nuk mundën t’i harmonizojnë qëndrimet rreth Ligjit. Andaj Komisioni vendosi që katër amendamentet që kishte propozuar më herët Komisioni të miratohen dhe Ligji të procedohet për në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ministri Yagcilar dhe Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Bujqësisë , Zeqiri ,u dakorduan që Ligji të plotësohet me katër amendamente të propozuara nga Komisioni, dhe ministritë përkatëse në vitin e ardhshëm t’i unifikojnë qëndrimet që kanë të bëjnë me këtë fushë të Legjislacionit mbi Pyjet.

Anëtarët e Komisionit, kërkuan nga Ministri Yagcilar dhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë Zeqiri që raportet mbi punën e Ministrive pëkatëse të bëhet ashtu siç kërkon Komisioni Evropian në Raportin e tij të Progresit për Kosovën.
Nga Komisioni për Bujqësi...