Lajmet e fundit
U shty seanca e Kuvendit
, 04.12.2009
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kanë shtruar pyetje parlamentare në adresë të ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilëve iu përgjigjen anëtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala dhe ministri i Planifikimit dhe Ambientit hapësinor,Mahir Yagcilar.
Ndërkaq, në mungesë të kuorumit, seanca u shty, ndaj shqyrtimi i parë i Projektligjit për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat Antidamping, i paraparë për sot,do të bëhet në kuadër të një seance të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.