Lajmet e fundit
Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në konferencën për digjitalizim
, 07.12.2009
Në konferencën për digjitalizim të mbajtur në Prishtinë, para të pranishmëve mbajti një fjalë rasti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.Duke iu drejtuar të pranishmëve ai tha:
“I nderuar Këshill i KPM-së,
E nderuar drejtore e KPM-së,
Të nderuar mysafirë – përfaqësues të rregullatorëve të rajonit,
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem i privilegjuar që Komisioni i Pavarur për Media më ka ftuar ta hap këtë konferencë me një temë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për rajonin: Transmetimi numerik.
Rregullatorë të transmetimit nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Shqipëria, më lejoni t’ju shpreh mirëseardhje. Juve dhe të gjithë të pranishëmve ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe punë të frytshme në këtë konferencë.
Zonja dhe zotërinj,
Rruga drejt prosperitetit shtrohet me qëllimin më të mirë. Ne duhet të sigurohemi se do të ofrojmë më shumë se sa vetëm qëllime të mira. Duke u përqendruar në këto qëllime, ne do t'i përmirësojmë standardin dhe shërbimet për secilin qytetar, por gjithashtu do ta përmirësojmë edhe pozicionimin Kosovës në aspektin e integrimeve, që është synimi ynë për të ardhmen e vendit. Zhvillimet teknologjike, adaptimi dhe shfrytëzimi i tyre për interesa individuale dhe shoqërore, marrja dhe dhënia e shpejtë e informacionit cilësor dhe të gjithanshëm, është pa dyshim një rrugë e sigurt drejt një shoqërie të hapur, diverse, vizionare, kurajoze që mbështet përparimin edhe kur ky mbart rreziqe nga e panjohura.
Uroj që ky aktivitet, me anë të debatit, ndarjes së informacionit rreth eksperiencave të derisotme, t’i shërbejë pikërisht zbulimit të së panjohurës dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit rajonal.
Si qytetar, me pak njohuri mbi teknologjinë, por shfrytëzues i përditshëm i saj, si kryesues i institucionit më të lartë të Kosovës për hartimin e politikave dhe vendimmarrjes, në emër të qytetarëve të këtij vendi do t’i sugjeroja këtij forumi dyditor:
Së pari, të na ofrojë ekspertizë dhe bashkëpunim më të mirë si mund t’u qasemi çështjeve të digjitalizimit të medias nga pikëpamja ligjore dhe politikave publike, si mund të ndërtojmë strategji të suksesshme sa lokale po aq rajonale në këtë fushë.
Së dyti, të na informojë dhe të na propozojë infrastrukturë teknologjike, e cila do të siguronte zhvillim të biznesit, krijim të vendeve të reja të punës, kosto të ulët të investimeve dhe përftime për investitorin dhe për individin.
E dimë se demokracia është e shëndoshë dhe e qëndrueshme, kur qytetarët e saj përfshihen fuqishëm dhe në mënyrë të lirë në shkëmbimin e informatave dhe të ideve, kur lirshëm i shprehin mendimet e tyre dhe mësojnë prej të tjerëve. Interneti dhe format tradicionale të medias mbeten faktorë kritikë të komunikimit ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të vendeve të rajonit dhe të botës.
Rrugët e komunikimit duhen t’u përkasin të gjithëve dhe ta reflektojnë diversitetin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. Kjo politikë do t’u mundësojë qytetarëve të diskutojnë në mënyrë aktive për çështjet qe i shqetësojnë dhe që prekin jetën e tyre.
Së fundi, mendoj se kjo qasje e re do të ndihmojë dhe do të ushtrojë trysni mbi qeveritë, ta rrisin transparencën, t’u paraprijnë zhvillimeve dhe kërkesave të kohës për të mirën e qytetarit, të nxisin dhe të lejojnë më shumë pjesëmarrje, më shumë përfshirje në vendimmarrje.
Në emrin e Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim, edhe një herë ju uroj punë të mbarë“, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.