Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës,dr. Xhabir Hamiti
, 07.12.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës,dr. Xhabir Hamiti. Temë thelbësore e këtij takimi ishte çështja e rregullimit të statusit të BIK-së në Kosovë. Me këtë rast u tha se megjithëse Kosova ka ligj për fenë , statusi i Bashkësisë Islame nuk është i rregulluar me ligj. Xhabir Hamiti tha se në shtetet e Rajonit kjo çështje është e rregulluar.
Kryekuvendari Krasniqi thekësoj se do të angazhohet për nisjen e procedurës për amendamentimin e Ligjit për fenë, me çka do të rregullohej edhe statusi i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryekuvendari Krasniqi thekësoj se do të angazhohet për nisjen e procedurës për amendamentimin e Ligjit për fenë, me çka do të rregullohej edhe statusi i Bashkësisë Islame të Kosovës.