Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 07.12.2009




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, ka përkrahur sot propozim amendamentet në Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë. Në mbledhjen e kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar rreth amendamenteve të këtij projektligji, në mënyrë të veçantë rreth atyre që kanë të bëjnë me publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, dhe qasjes së publikut në regjistrin e këtyre pasurive. Sipas këtij projektligji, publikimi i pasurisë së këtyre zyrtarëve do të bëhet në faqen elektronike të Agjensionit Antikorrupsion, por lihet mundësia e qasjes në këto të dhëna edhe në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumentet Zyrtare. Agjensioni obligohet që regjistrin e pasurisë së zyrtarëve të lartë ta publikojë në faqen elektronike, brenda dy muajve nga deklarimi i saj.

Kjo do të bëjë të mundur qasjen e qytetarëve në të dhënat për pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi