Lajmet e fundit
Filloi punimet Konferenca Rajonale e Asamblesë Parlamentare për Evropën Juglindore
, 07.12.2009
Në Tiranë filloi sot Konferenca Rajonale e Asamblesë Parlamentare për Evropën Juglindore, me temë: Forcimi i bashkëpunimit të Sigurisë për pranim më të shpejtë të Evropës juglindore në BE. Pjesëmarrës të kësaj konferencë janë delegacionet nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, pastaj përfaqësues nga Parlamenti Evropian, parlamentet e Austrisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, SHBA, NATO, Europol, Interpol, DCAF etj.Nga vendi nikoqir merrte pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Delegacioni parlamentari i Kosovës, kryesohet nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ndërsa në përbërje të tij janë edhe :Sabri Hamiti,Rrustem Mustafa, Suzana Novobërdaliu dhe Lulzim Zeneli.
Objektiva të kësaj konference, e cila do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme janë procesi i zgjerimit Euro-Atlantik në Evropën Juglindore dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimore, që konsiderohet një sukses historik, duke reflektuar në stabilitetin regjional dhe bashkëpunues. Kjo konferencë shënon fillimin e një kaptine të re: Rrugën e një të ardhme stabile rajonale të integruar plotësisht në institucionet Euro-Atlantike.
Në ditën e parë të konferencës, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Xhavit Haliti, kryesues i delegacionit parlamentar të Kosovës,fjalë kjo që u prit mjaft mirë nga konferenca.
Kjo konference do t’u japë mundësi parlamentarëve të Evropës Juglindore që të jenë së bashku drejt forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit në çështjet e përbashkëta të sigurisë, kërcënimeve ndër-kufitare, krimit te organizuar, terrorizmit, tregtisë së paligjshme dhe formave të tjera të krimeve ndërkombëtare.
Asambleja Parlamentare e Evropës Juglindore është një organizatë interparlamentare e ligjvënësve nga shtetet e Evropës Juglindore. Vlen të theksohet se Asambleja u dedikohet parimeve të kartës së OKB-së dhe afirmon arritjet e mëdha qe janë bërë deri më tani nga shtetet e Evropës Juglindore në rrugën e tyre për integrim të plotë në NATO dhe Bashkim Evropian.
Asambleja do t’ u bëjë thirrje delegacioneve kombëtare për të forcuar përpjekjet e tyre në parlamentet përkatëse që të intensifikojnë dhe të nxitin reformat për institucione demokratike, sundim të ligjit, shoqëri civile, mbrojtje dhe respektim të drejtave njerëzore dhe liri për të gjithë, ekonomi të e tregut, në mënyrë qe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në shtetet pjesëmarrëse të Evropës Juglindore dhe përtej.
Konferenca vazhdon punimet edhe sot. Asambleja mban dy sesione plenare çdo vit.