Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 08.12.2009




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale, kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Sadik Idrizi, mbajti sot mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i Raportit të Grupit punues lidhur me Projektligjin mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Duhanin nr. 02/L-36.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë (si sponsorues të Ligjit), nga OSBE, UNDP, KDI, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si dhe përfaqësues të Shoqërisë së Duhanit të Kosovës, që vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në këtë mbledhje të Komisionit, pas një debati gjithëpërfshirës lidhur me raportin e theksuar të Grupit të punës lidhur me Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Duhanin nr. 02/L-36, anëtarët e Komisionit, me disa ndryshime dhe plotësime, mbështetën Raportin e Grupit të punës dhe miratuan Vendimin që ky raport t’u dërgohet për shqyrtim komisioneve kryesore të Kuvendit dhe, pas marrjes së dritës së gjelbër nga komisionet kryesore të Kuvendit, t’i procedohet për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës në një nga mbledhjet e ardhshme plenare.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale